Lajme Flash
You are here: Home / Shëndetësi / Si ndikon puna ne shëndetin e njeriut?

Si ndikon puna ne shëndetin e njeriut?

Faktori më i rëndësishëm në ecurinë e jetës profesionale është shëndeti. Po nëse personit i cënohet shëndeti, si ndikon kjo në jetën e tij profesionale?
Apo mos vallë jeta profesionale bëhet shkak për shfaqjen e sëmundjeve? Bazuar  në një studim të  “shëndetit profesional” thuhet se 4 nga 10 të punësuar ndihen vazhdimisht të lodhur, 6 prej tyre vuajnë nga dhimbjet e belit dhe më shumë se gjysma e tyre ishin vizituar tek mjeku brenda 6 muajve të fundit.

Human grup, të cilët japin shërbimin e tyre në menaxhimin e burimeve njerëzore  kanë zhvilluar një studim në lidhje me shëndetin profesional në dhjetor të 2012. Në studim morën pjesë 350 persona 47% prej të cilëve ishin drejtues të lartë firmash. Sipas studimit pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ankojnë më shumë nga stresi se drejtori. 51,2 % e të punësuarve ankohen për shkak të stresit , 41,3 % për mungesën e komunikimit profesional, 32,9 % për mosekuilibrimin e punës me jetën familjare  dhe 32,2 % nga vështirësitë ekonomike. Stresi i shkaktuar nga problemet e përjetuara me drejtuesin e firmës radhitej pak më poshtë në listë. 61 % e pjesëmarrësve pohuan se ndihen të stresuar në tre ose më shumë ditë të javës. Kjo situatë tregon se të punësuarit janë nën trysninë e stresit. Stresi bëhet shkak i cenimit të shëndetit fizik dhe emocional të personit. 6 nga 10 persona vuajnë nga dhimbjet e belit dhe të qafës. Femrat ankohen më shumë se meshkujt.

Frekuentojnë punën edhe kur janë të sëmurë

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve pohon se janë vizituar tek mjeku brenda 6 muajve të fundit për arsye shëndetësore. Por, mesatarja e personave të cilët kanë kërkuar leje për arsye shëndetësore është i ulët, vetëm 34 %. Specialistët mendojnë se për shkak të ngarkesës së lartë dhe mungesës së mundësisë së zevëndësimit ato janë të detyruar të qëndrojnë në punë edhe kur janë të sëmurë.

6 nga 10 persona përdorin ilaçe

Kur pjesëmarrësit janë pyetur rreth përdorimit të ilaçeve afërsisht 60% prej tyre pohuan se përdorin vazhdimisht ilaçe ose në rast të shqetësimeve fizike dhe emocionale. Prirja për të marrë ilaçe është më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt. Megjithëse mesatarja e personave që përdorin anti-depresivë për të luftuar stresin është e ulët (4,2%) nuk mund të mohohet fakti se këto anti-depresivë përdoren herë pas herë. Meshkujt përdorin më shumë anti-depresivë se femrat, edhe numri i atyre që kërkojnë ndihmën e psikologut apo psikiatrit është i ulët 3,5%. Meshkujt kërkojnë më shumë mbështetje profesionale sesa femrat.

50 % e personave që jetojnë bashkë me të punësuarit ankohen për shëndetin e tyre. Studimi tregon se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve përpiqet të përmirësojë shëndetin fizik dhe emocional. 4 nga 10 të punësuar pohojnë se mundohen të përcaktojnë përparësitë në punë dhe të mos punojnë në shtëpi. 37 % është mesatarja e atyre personave që i kushtojnë rëndësi ushqyerjes dhe ndajnë pak kohë për t”u qetësuar. 32,9 % prej tyre i përkushtohen sportit apo hobive ndërsa një në pesë persona pohon se nuk bën shumë gjëra për veten e tij.  Të punësuarit në poste më të larta i përkushtohen  më shumë sportit në krahasim me të punësuarit e thjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>