Lajme Flash
You are here: Home / Showbiz / Seks, vetëm me atë që e do

Seks, vetëm me atë që e do

Kush do të besonte se njëra nga femrat më seksi të Hollivudit, Megan Fox ka një listë shumë të shkurtë të dashnorëve. Aktorja e filmit “Transformers”, e cila në shumicën e anketave të bukurisë është në krye të listës, insiston se ajo ka pasur marrëdhënie intime vetëm me bashkëshortin e saj të tanishëm, Brian Austin Green dhe dashnorin e saj të parë, pasi ajo pranon të bëj seks vetëm me njerëzit të cilët me të vërtetë i do.

“Kam qenë vetëm me dy meshkuj gjatë tërë jetës sime. Të dashurin tim të adoleshencës dhe Brian-in. Kurrë nuk do të mund të bëja seks me dikë që nuk e dua, kurrë. Kjo ide më bën të sëmurem. As që kam qenë ndonjëherë afër që të bëj seks vetëm për një natë”, ka thënë ajo.

Megan, e cila në të kaluarën ka deklaruar se është një biseksuale, insiston se ajo nuk ka asgjë të ngjashme me imazhin e saj prej një sirene seksi dhe është e lumtur që bën një jetë të qetë me ish-yllin e serisë “Beverly Hills 90210”, Brian Austin Green-in, fëmijën e tyre si dhe djalin e tij 10-vjeç, Kassius i cili jeton me ta.

“Jam një nënë dhe njerkë e vërtetë. Jam përkujdesur për Kassius që kur ka qenë trevjeçar dhe ai nuk ka kujtime të jetës pa mua. Për ca arsye, askush nuk dëshiron të më shoh mua në atë mënyrë, por jam e përgjegjshme ndaj tij dhe kurrë nuk kam pasur probleme me këtë, nga tregimet e gjumit, e deri te shkuarja në shkollë. Unë atë nuk mund ta ndajë nga djali im, i cili është fryt i dashurisë me Brian-in. Që te dy do t’i dua njësoj dhe asgjë asnjërit nuk do t’i mungojë”, ka deklaruar bukuroshja 26-vjeçe gjatë intervistës për mediet britanike.

Megan dhe Brian 39-vjeç, ishin ndarë për një kohë të shkurtë në vitin 2009, por shumë shpejt e kishin rinisur romancën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>