Lajme Flash
You are here: Home / Kuriozitete / Si e fut në kurth biznesmenin, Juristja !!

Si e fut në kurth biznesmenin, Juristja !!

Juristja Ravjola Lila, 24 vjeçe, e arrestuar si bashkëpunëtore në gjobëvënien ndaj një biznesmeni në Tiranë, “tradhton” të dashurin e saj duke dëshmuar gjithçka për policinë.

Grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka marrë në pyetje pas arrestimit shtetasen Ravjola Lila, lindur në Memaliaj të Tepelenës dhe banuese në Lundër të Tiranës. Ajo ra në pranga tri ditë më parë në Tiranë së bashku me të dashurin e saj, Ervin Gjana, 22 vjeç, shtetasit Altin Dardha, 22 vjeç dhe Rustem Koçi, 21 vjeç.

Gazeta Panorama shkruan sot se tre djemtë e kishin përdorur vajzën për të hyrë në marrëdhënie me biznesmenin Juland M., 36 vjeç, të cilit më pas i kanë bërë shantazh dhe kërcënime në mënyrë që të paguante 100 mijë euro.

“Gjithçka e kam bërë e nxitur nga Ervini dhe dy shokët e tij. Ata i dinin të gjitha për biznesmenin, dinin ku e kishte shtëpinë, zyrën, biznesin që kishte fitimet e gjithçka tjetër”- tha thënë 24-vjeçarja që a përfunduar studimet për Juridik.

“Më kanë përdorur si karrem në këtë rast, por edhe në disa raste të tjera. Paratë i kanë marrë vetë, edhe pse premtonin të ndanin diçka edhe me mua.”- mësohet të ketë thënë vajza, e arrestuar si pjesë e grupit të gjobëvënies.

Nga ana e tij, biznesmeni ka sqaruar se e ka njohur vajzën rastësisht dhe më pas ka marrë kërcënime nga djemtë, të cilët i kanë kërkuar të martohej me të ose në të kundërt do ta vrisnin./fish media/

“Pas kërcënimeve vajza më ka thënë, se njerëzit e saj do të më linin të qetë nëse u jepja 100 mijë euro.”- tregoi biznesmeni.

Pak ditë më parë, 3 djemtë dhe vajza ranë në pranga, teksa kishin lënë takim me biznesmenin për t’i marrë këstin e parë të gjobës, prej 25 mijë eurosh. /nisediten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>