Lajme Flash
You are here: Home / Kuriozitete / Gjarpri lë pa drita 1400 shtëpi

Gjarpri lë pa drita 1400 shtëpi

Amerikë – Një gjarpër duke u vërtitur në një nënstacion elektrik gjatë së enjtes ka lënë pa drita rreth 1400 shtëpi në anën veriperëndimore të shtetit të Oklahomas.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët lokalë të cilët pyetjeve të banorëve i janë përgjigjur me ndodhinë e gjarprit trazovaç.

Black out-i në zonë ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit kur gjarpri preku një rrjet elektrik duke e dëmtuar, dhe për pasojë vendi mbeti pa drita.

Sipas autoriteteve mendohet se gjarpri ishte futur në nënstacion si pasojë e reshjeve të shiut që binin përjashta. Madje u raportua se nuk përcaktohet se çfarë lloj gjarpri ka shkaktuar këto probleme pasi në të tilla situata shumë pak gjurmë mbeten në vendngjarje. Por diçka është e sigurt, se problemet që burojnë nga gjarpri nuk të shkaktohen vetëm nga pickimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>