Lajme Flash
You are here: Home / Kuriozitete / Behgjet Pacolli njësoj si Gjon Marka Gjoni ?

Behgjet Pacolli njësoj si Gjon Marka Gjoni ?

Kur u zgjodh Pacolli president i Kosovës isha i entuziazmuar. Mendova se si biznessmen i suksesshshëm ai mund t’i japë një frymë të re Kosovës duke i frymëzuar të tjerët që të ngjiten gjithashtu drejt majave të suksesit. Në atë kohë lexoja disa analiza kritike të Kanunit nga ekonomisti Blerim Uka. Shkrimet e tij mund t’i gjeni në Google me fjalët kyçe: « Blerim Uka Kanuni ». Ky ekonomist që jeton në perëndim rrjedh nga një familje katolike nga Malësia e Shqipërisë. E kritikon gjakmarrjen duke afirmuar se ai fenomen është një element i ndërlidhur me të tjerë në Kanun dhe për ta zhdukur duhet sulmuar tërë sistemi i mendimit të rrënjosur me qëllim të keq në një popull analfabet.

Në fakt, kur Behgjet Pacolli vendosi të japë rrogën si president dhjetë familjeve të varfëra, ky gjest më preku në sistemin e vlerave dhe fillova ta bëj krahasimin tij me Gjon Marka Gjonin.

Republika e Gjon Marka Gjonit apo Republika e Mirditës ka qenë jetëshkurtër. Nëse kuptoni anglisht, shikoni në Goggle me fjalët kyçe: « Republik of Mirdita ». Ajo ka zgjatur nga 17 korriku deri më 20 nëntor 1921. Pra, vetëm 4 muaj e 3 ditë por ka lënë një plagë të madhe në popullin shqiptar me të cilën serbët e kanë arritur qëllimin e tyre.

Pas rënies së perandorisë osmane ose pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Serbia nuk i ka fshehur apetitet e saj për pushtimin e trojeve shqiptare nën pretekstin se po e mbron qytetërimin evropian.  Pas pushtimit të një pjese të trojeve shqiptare, serbet në njërën anë i masakronin shqiptarët nën pretekstin se ishin mbeturina të perandorisë osmane dhe, në anën  tjetër,  përmes imamëve bënte propagande se Turqia ishte tokë e shenjtë me qëllim që shqiptarët të shpërngulen në Turqi.

Intelektualët shqiptarë qofshin katolikë, bektashinj, ortodoksë apo muslimanë bashkëpunonin për një ideal të përbashkët dhe nje komb. Është e logjikshme të afirmohet se katolikët e pengonin jashtë mase Serbinë që t’i quajë shqiptarët mbeturina të perandorisë osmaine në Evropë.  Kështu, përmes një plani makiavelik të përgatitur mirë, serbët e udhëhequr nga Nikola Pasic (Nikolla Pashiqi) arritën ta bindnin Gjon Marka Gjonin që ta shpallte Republikën e Mirditës. Për ta kërkuar njohjen, ky i fundit e dërgoi kushtetutën e shtetit të tij në Beograd. Ajo kushtetutë, meqë vjen nga Dera e Gjonmarkajve që e kontrollonte Kanunin, nuk mund të ishte gjë tjetër përveç Kanunit.

Serbët, edhepse nuk e njohën Republiken e Mirditës, me planifikime të përsosura arritën ta botonin atë kushtetutë në vitin 1933 si libër me emrin « Kanuni i Lekë Dukagjinit », me autor Shtjefën Geçovin (i cili ishte vrarë nga serbët katër vite më parë) dhe me parathënien e Gjergj Fishtës. Këta tre emra në kopertinë mjaftonin që Kanuni të konsiderohej nga shqiptarët analfabetë si libër pothuajse i shenjtë dhe askujt të mos i shkojë mendja ta lexojë me sy kriktikë as ta vë në dyshim përmbajtjen e tij.

Botmi i Kanunit ishte një sukses i çmuar për serbët. Ata investuan në një propagandë të  madhe që t’i bindnin shqiptarët se shkrimet që përmaban ai libër i vogël janë me të vërtetë zakonet e tyre. Në anën tjetër,  serbët publikuan në mediat e tyre (gazeta, reportaxhe, filma, e tjera) dhe evropiane duke analizuar shqiptarët si njërëz me bishta sipas argumenteve të Kanunit. Është e vërtetë se nëse shqiptarët analizohen sipas Kanunit nuk janë për tu lavdëruar. Ja disa argumente:

- Shitja e grave në bazë të nenit 19 ( nëmes paragrafeve §. 44. et §. 45) ku jipen edhe çmimet e grave dhe vajzave në grosh.

- Nxitja e konflikteve që shpien në gjakmarrje sepse nuk e ngjeu ai që duhet kafshatën i pari.  Lexo paragrafet §.660, 661, 662,663, 664.

- Paraqitja e shqiptarëve si popull gënjeshtar të cilëve nuk duhet besuar. Paragrafi §.520 thotë:  « Gjuha është prej tulit dhe gjithçka bluan.

- Vrasja me paramendim. Lexoni etapat se si kryhet krimi nga paragrafi 837 deri në paragrafin 917.

- Serbëve u pëlqen shprehja « albanska besa » apo « besa shqiptare » e cila gabimisht konsiderohet nga shqiptarët si fjalë nderi. Në të vërtetë, paragrafi §.854 na mëson: “Besa është nje vade lirie e sigurimi, që shtëpia e të vrarit i jep dorasit e familjarëve të tij, duke mos i ndjekur për gjak përkohësish e me një vade të caktuar. »

- Më e rrezikshmja në Kanun është ajo që duket më humanitarja. Paragrafi 602 thotë :  « Shtëpia e Shqiptarit është e zotit dhe e mikut » Kjo shprehje nuk është në kuptimin figurativ për t’i thënë tjetrit të mos ndihet keq sepse njeriu normal kur shkon te tjetri duhet të ketë frikë se pengon. Kjo shprehje është ligj i kodifikuar. Shumë popuj të civilizuar ndihen të fortë kur janë  në shtëpinë e tyre, në terrenin e tyre. Ndërsa shqiptarët, mu atëherë, janë të destabilizuar. Edhepse e rrethojnë shtëpinë me mure të forta që kushtojnë shpesh më shumë se vet shtëpia,  në shtëpinë e shqiptarit hyn armiku si mik. Sepse shtëpia nuk i përket shqiptarit! A e keni vërejtur se shqiptari kur shkon te tjetri nuk frikësohet se pengon por mendon se, nën pretekstin e « zakonit », tjetri është i detyruar ta presë?  Edhe nëse shtëpiaku ka dëshirë e nevojë për intimitet, po i shkoi dikush mysafir, dëshira apo nevoja e tij s’kanë vlerë. Sipas  psikanalistit të madh botëror Erik Erikson, pa intimitet nuk ka indentitet dhe pa identitet nuk ka intimitet. Tek shqiptarët, mungesa e indentitetit si individ vërehet në masë të madhe. Shumica paraqiten ashtu si nuk janë dhe i shtojnë vetes (e edhe të tjerëve që i çmojnë) cilësi që nuk i kanë. Meqë kombi përbëhet nga individë, ajo mungesë apo dobësi pasqyrohet edhe në identitetin kombëtar.

Ndërhyrësit apo pajtimtarët përbëjnë një element të rëndësishëm në Kanun. Ata mirrnin po aq përqindje sa mirrte vetë Dera e Gjonmarkajve në çdo vrasje, dënim apo gjakmarrje. Dera e Gjonmarkajve nuk ka më autoritet por ndërhyrësit vazdojnë t’i mbajnë gjallë ato zakone paralelele edhe sot nën format e organizatave të pajtimit apo të tjera. Për sistemin e drejtësisë së tyre paralele, ligji është zakoni.  Mos të harrojmë se fjala « zakon » është fjalë serbe që në shqip do të thotë « ligj ».

Blerim Uka pohon se Kanuni i përket epokës kur është botuar (1933) dhe se nuk ka lidhje me kohën e Leke Dukagjinit duke analizuar fjalët e prodhimeve të cilave u bëhet reklamë siç është pushka (fjalë sllave) duke krijuar konflikte e gjakmarrje. Gjithashtu fjalët « duhan », « kafe » e tjera të cilat përdoren në Kanun emërojnë prodhime të cilat nuk kanë egzistuar në Evropë në kohën e Lekë Dukagjinit.

Përveç imazhit të keq në botë kundër shqiptarëve,  Kanuni ka krijur një psikologji të keqe në popull. Ende ka shqiptarë injorantë që janë të bindur se ato « zakone » apo tradita duhen ruajtur.

Tani, të kthehemi te Pacolli dhe ta  shtrojmë pyetjen: A mund ta përdorin atë serbët si Gjon Marka Gjonin?

Shpresoj se jo.  Por, për tu përgjigjur në pyetje, t’i shikojmë disa shenja në aspektin fetar e « humanitar ».

Në sajtin kompanisë së tij, Pacolli mburret se babai i tij ka qenë « haxhi » dhe shton se ky është titull shumë patriotik për shqiptarët. Është e vërtetë se një popull ka nevojë për njerëz që e shohin botën për të marrë modele organizimi por vizita e një haxhiu apo vizitori të Mekës apo Çabesë nuk ka asgjë patriotike. Edhe babai im ka qenë haxhi por kurrë nuk jam mburrur me një gjë të tillë. Në të kundërtën! Të shkosh haxhi, do të thote ta vizitosh tokën e shenjtë. Menjëherë këtu del në pah një gjë: Toka jote shqiptare, vendlindja jote nuk qenka e shenjtë por Meka ose Çabeja. Kjo u intereson serbëve sepse ky aspekt psikologjik ua zbeh shqiptarëve idenë e nacionalizmit apo të atdhedashurisë.

Ndërtimi apo riparimi i xhamive nga Pacolli është një shembëll i keq në aspektin e konomik.  Në botën e qytetëruar dhe të zhvilluar ekonomikisht numri i besimtarëve po ulet në masë të madhe vitet e fundit. Në fakt, sipas ekonomistëve, një popull që ka me tepër se 10 për qind të praktikantëve fetarë nuk mund të shvillohet ekonomikisht. Parimi është i thjeshtë: kur njeriut i prishet çatia ai duhet të hipë e ta ndreqë e jo ta pengojë Zotin me lutje që dikush tjetër ta ndreqë në vend të tij.

Feja islame i çon besimtarët shqiptarët në një konflikt të madh psikologjik kur dihet se përbëjnë një pakicë muslimane në Evrope. Sipas fesë islame, nuk mund ta pranosh tjetrin si normal kur ai ka një fe tjetër ose kur nuk ka fe. Ta konsiderosh si normal është mëkat! Duhet që patjetër t’i bësh reklamën biznesit të Muhametit të arabëve që të fitosh kredi tek Zoti (që arabët e quajnë ndryshe nga ne shqiptarët). Pra, njerëzit tanë të pavetëdijshëm bien në konflikt psikologjik në raport me të tjerët dhe janë gjithmonë humbës dhe të zhgënjyer. Këtu nuk ka nevojë për shumë filozofi: kur ti nuk e konsideron tjetrin, as tjetri nuk të konsideron ty.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, sikur nuk e ka kuptuar se reciprociteti i dashurisë së shqiptarëve me arabët është i drejtë. Logjika shqiptarë duhet të aktivohet. Ja një shembëll:  Një mashkull jeton në Evrope. Është i martuar me një grua që quhet Evropë. Ajo e do atë, kujdeset për të, e njeh si të tijin, si njeri, e tjera. Ndërsa ai, i influencuar nga budallallëqe të ndryshme, nga babai im dhe i Behgjet Pacollit që kanë qenë haxhinj, nga xhamitë e mirëmbajtura nga Pacolli… fantazmon dhe e do një grua që quhet Arabi, me të cilën nuk jeton. Ajo (Arabia) nuk fantasmon fare në të, as nuk e do as nuk e njeh, as nuk e respekton. Shpresoj se ky shembëll do ta bindë Pacollin se ai fustani i arabëve me të cilin është në një fotografi e bën jahtëzakonisht qesharak. Kostumi evropian me kollare i shkon më mirë.

Kam frikë se nën presidencën eventuale të ardhshme Pacollit, feja dhe shamia islame do të futej nëpër shkolla. Do të ishte edhe më keq se që është tani. Tani, kur kalon në mesditë në Prishtinë, me altoparlantet që tigëllojnë aq keq në gjuhën arabe, mund të bësh be, edhe po nuk pate fe, se je në një shtet arab. Imami pa turp e pa frikë e nënçmon dhe e masakron gjuhën tonë me barbarizma të një kontinenti tjetër në objektet që i reparon Behgjet Pacolli!

Mendoj se ndërtimi apo riparimi i xhamive është një investim i keq siç ka qenë i ndërtimi i bunkerave nga Enver Hoxha. Sllavët e kanë frikësuar Enverin me qëllim që ta investojë në ta gjithë ekonominë e shtetit që të mos investohet në rrugë dhe elemente tjera të infrastrukturës. Në ato xhami që riparon Pacolli punojnë imamë si ai që e shan Nënë Terezën. Nga ato xhami frymëzohen njerëz si dy vëllezërit qyrrana në Suedi që i shkojnë një artisti dhe i hedhin zjarr në shtëpi sepse, duke përfituar nga liria e shprehjes që i garanton kushtetuta e shtetit të tij, ai ka vizatuar në një karikaturë Muhametin e arabëve me trup qeni. Nga ato xhami frymëzohen njerëz si ai qyrrani tjetër që shtiu mbi ushtarët amerikanë në Gjermani. Ja pse serbët kanë nevojë të ngutshme për Pacollin!

Megjithatë, qytetarët e Kosovës, sidomos të shkolluarit, kanë një përgjegjësi të madhe.  Refuzimi i pagesës së anëtarësisë Bashkësisë Islame duke dhënë argumentet e qarta dhe publike se kleri musliman nuk ka respekt për gjuhën shqipe, për personalitetet kombëtare, për kushtetutën dhe institucionet kosovare, do t’ia frenonte hovin idesë për futjen e fesë dhe të shamisë islamike në shkolla dhe do t’ua ulte zërin deri në shurdhim altoparlanteve të këqinj nëpër minaretë që i pengojnë qytetarët me zhurmë. Mosspagesa e anëtarësisë Bashkësisë Islame në masë të madhe do të ishte gjest patriotik dhe do të na e jipte imazhin e popullit që jemi: popull i vjetër i Evropës.

Pacolli ka qenë president i Kosovës nga 22 shkurti deri me 4 prill 2011. Si i pari i vendit ai ka pasur mandat më të shkurtër se Gjon Marka Gjoni. Si presidenti, ai ka bërë një gjest i cili meriton të analizohet me një shikim më të thellë. Për të grumbulluar kapital politik, ai u jep rrogën e tij të presidentit si lëmoshe 10 familjeve të varfëra.  Sa shefa shtetesh në botë e bëjnë një gjë të tillë? Sa shefa shtetesh në botë paraqiten sheshit dhe zyrtarisht se e bëjnë punën e presidentit si hangari? Ai sikur nuk ka nevojë për atë detyrë dhe për atë rrogë dhe sikur do të jetë i lirë të mos i japë llogari askujt si president! Me këtë gjest, Pacolli thotë se u jep llogari atyre që ia japin shumat e mëdha të të hollave. Normalish, presidenti i një shteti duhet të punojë që të krijohen pasuri dhe punë në shtetin e tij e jo pasivitet… E jo ta blejë pasivitetin e qytetarëve ma pagën e presidentit. Kjo është një reklamë e një politikani me shije të keqe!

Para përfundimit, do të jipja dy rekomandime:

I pari: Evropa do të duhej t’u vinte si kusht dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, që ta çrrënjosin gjakmarrjen në trojet e tyre para anëtarësimit në BE. Kjo do të thotë se organizatat e stilit « Komiteti i Pajtimit… » nuk duhet të lejohen të funksionojnë më. Të gjithë ata që bëjnë drejtësinë paralele në bazë të « zakoneve » të dënohen rreptësisht.

I dyti: Të nxiten manifestime madhore për laicitet në Tiranë dhe Prishtinë si ato të pranverës 2007 në Stamboll që kishin për qëllim hyrjen e Turqisë në Bashësinë Evropiane (BE). Prishtina dhe Tirana duhet të shprehen sheshit dhe qartë se janë qytete evropiane. Qytetarët shqiptarë të të gjitha trojeve duhet të japin prova se i japin kontribut Evropës si anëtarë dhe nuk i bëhen barrë. Në vend se të luten, kur kanë probleme, ata dinë t’i rregullojnë ato.

Zhvillimi i një populli varet shumë nga psikologjia e tij dhe nga modelet që ka. Mendoj se biznesmeni Behgjet Pacolli do të mund të luante një rol pozitiv për popullin e tij. Fatkeqësisht, me disa gjeste, ai e nënçmon gjykimin dhe intelegjencën shqiptare. Me siguri, ka këshilltarë të këqinj…
Naim B. Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>